Arbëri

Në zgjedhje votuan 62.2 për qind e popullatës rezidente

Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se numri i votuesve në të gjitha vendet është i njëjtë me numrin e qytetarëve rezident.

Ai ka thënë se si statistikë duhet gjithmonë të llogaritet me numrin e popullsisë rezidente.

Sipas tij, në zgjedhjet lokale pjesëmarrja e popullsisë rezidente në votim ka qenë 62.2 për qind.

“Ne i kemi disa të dhëna interne dhe të dhënat e fundit janë 1273 mijë persona me të drejtë vote. Ne vlerësojmë se që një person që shpërngulet nga një komunë në tjetrën duhet të çregjistrohet e të regjistrohet te komuna tjetër automatikisht”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë se Fushë-Kosova ka një numër të konsiderueshëm të banorëve që janë zhvendosur nga Lugina e Preshevës por ende nuk e kanë marrë nënshtetësinë. Sipas tij, ai është llogaritet si banor porse nuk ka drejtë të marrë pjesë në vota.

Sipas tij, ka shumë persona që i shfrytëzon të mirat e komunës porse nuk marrin pjesë në votime.

Kastrati ka thënë se iniciativën kryesore e kanë komunat për regjistrimin e personave.

“Vendbanimet e vogla humbin popullsinë, duke shkuar në qendra më të mëdha ose në edhe jashtë vendit tërësisht. Shtimi natyror nuk arrin brenda vitit që të barazohet me migrimin neto. Shtimi natyror është diku rreth 20.000 banorë. Numri i vdekjeve është në rritje por jo edhe shtimi natyror. Nëse e shohim për një dekadë, Kosova e ka një shtim të popullsisë stabile. Shkalla e fertilitetit është shumë e vogël. Një shtet për me pas një ekuilibër, duhet me pas më shumë se 2 fëmijë që të shtohet popullsia”, ka thënë ai.