Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në “Puls” të KTV-së ka thënë se fëmijët që po kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Prishtinës nuk janë kompetencë e Ministrisë që ai i prinë.
“Është kompetencë e Komunës dhe Ministrisë së Brendshme, kurse kompetencë e imja janë fëmijët e braktisur që në vitin 2017 janë 34 raste. Pra Komunat dhe Ministria e Brendshme dhe komunat duhet të merren me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë”, ka thënë ministri Reçica.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kosovë vazhdon të mbetet problem fakti se shumë fëmijë punojnë e kërkojnë lëmoshë rrugëve
-
Fëmijët në situatë rruge në Prishtinë prej sot e kanë një strehë
-
Shpresat për trajtimin e fëmijëve lëmoshëkërkues Komuna e Prishtinës i vë te një OJQ
-
Policia identifikon 23 lypës në Prishtinë, apelon të mos u jepet lëmoshë fëmijëve në rrugë
-
Braktisja e fëmijëve në Kosovë mbetet shqetësim, këtë vit janë identifikuar 13 raste