Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në vikend bien temperaturat

Kosova po përballet me temperatura të larta, por gjatë vikendit temperaturat do të bien.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në vikend temperaturat do të jenë më të ulëta, deri sa e shtuna do të jetë 33 gradë Celsius, e diela do të jetë dukshëm më e freskët me 23 gradë Celsius.

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë fillimit të javës që vjen, ku e hëna do të jetë me 26 gradë Celsius.