Banorët e fshatit Vidimriq, më verior në komunën e Mitrovicës që kufizohet me atë të Zveçanit, kanë zgjidhur problemet jetike me të cilat janë ballafaquar deri më tash.
Kështu të paktën sipas Komunës së Mitrovicës, e cila përmes një njoftimit për media tregon edhe se kryetari Agim Bahtiri, në një atmosferë festive që e kishin krijuar vendësit, ka përuruar në këtë fshat ujësjellësin e ri dhe rrjetin e kanalizimit.
Bahtiri u tha vidimiriqasve se jeta për ta në të ardhmen do të jetë shumë më cilësore, sepse tani pothuaj se të gjitha problemet jetike u janë zgjidhur.
“Rrugën deri në hyrje të fshatit e keni të asfaltuar, shkollën e keni që i plotëson nevojat tuaja për arsim e edukim, sot arriti edhe uji për pije, që ishte problem kryesor, ashtu sikur që u rregullua edhe kanalizimit, këto dy të fundit projekte që u realizuan me mjete nga buxheti i komunës. Menjëherë do të fillojmë të sigurojmë mjete edhe për asfaltimin e rrugës përbrenda në fshat, për të përmbyllur kështu infrastrukturën dhe plotësimin e nevojave tuaja, që qeveritë e mëparshme nuk ua kishin plotësuar, por thjeshtë ju kishin injoruar”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Hamit Rama, kryetar i fshatit, tha se qytetarët e janë shumë të gëzuar, pasi që me rregullimin e ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimit, atyre u është kthyer perspektiva për të jetuar në fshat, përkatësisht për të mos e braktisur atë.
Ky fshat aktualisht ka 35 shtëpi me rreth 300 banorë.
-
Nxënësit e shkollës në Vidimriq nuk e ndjekin mësimin për shkak të mungesës së ujit
-
Dy fshatra në Mitrovicë prej tri javësh pa ujë, banorët protestojnë para Komunës
-
“Në Suhadoll të Mitrovicës rregullohet dhe kompletohet e tërë infrastruktura”
-
Banorët e dy fshatrave të Mitrovicës protestojnë pasi s’kanë ujë qe tri javë
-
Fshati me ujësjellës e pa ujë