Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Vetëvendosje, aktivistët e presin me entuziazëm krijimin e Qeverisë së re

Zyra në të cilën për disa javë është diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës, këtë të hënë ishte mbushur me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kësaj radhe që të gjithë ishin fokusuar në përcjelljen e seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryetari i tyre është zgjedhur në krye të Ekzekutivit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes, me brohoritje e duartrokitje shoqëruan secilin veprim të Kurti e të përfaqësuesve të partisë së tij në legjislaturën e shtatë.

E më emocionuesi ishte momenti i votimit të Kurtit si kryeministër i Kosovës.

Aktivistë nga kjo parti e kanë quajtur ndjenjë të papërshkrueshme votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti.

Disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjatë ditës qëndruan në selinë e kësaj partie, janë anëtarë të saj që nga themelimi.