Arbëri

Në veri të Mitrovicës festohet fitorja e opozitës proserbe në Mal të Zi

Në pjesën veriore të Mitrovicës të dielën mbrëma është festuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, e ku sipas rezultateve preeliminare opozita proserbe ka shumicën për të formuar qeverinë e re, shkruan Kosovo Online.

Me fishekzjarrë, sirena të automobilave dhe flamujve të Serbisë është festuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmin për festën në veri e ka postuar në Tëitter edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Krenar me serbët në Mal të Zi. Festë në Mitrovicë”, ka shkruar Gjuriq.