Beograd, 19 shkurt - Rrjeti diplomatik-konsullor i Serbisë, siç shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, do të zgjerohet me shtatë përfaqësi në rajonin e Karaibeve, në Amerikën Jugore dhe në Lindjen e Largët e të Afërme.
“Me rastin e zgjedhjes së vendit për përfaqësi diplomatike më së shumti i është kushtuar rëndësi realizimit të njërës nga qëllimet më kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit”, citon kjo gazetë burimin, “kështu që janë zgjedhur vendet të cilat kanë tërhequr njohjen ose që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, transmeton Koha.net.
Serbia aktualisht ka 69 ambasada, shtatë misione të përhershme dhe 24 konsullata.
-
REL: Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi
-
Vuçiq: Nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, po presim të dhjetin
-
Kosova ka identifikuar 30 raste të fushatës së Serbisë për çnjohje të pavarësisë
-
Selakoviq: Mbi dhjetë shtete të gatshme ta tërheqin njohjen e Kosovës
-
Hoxhaj: Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqjen e njohjeve, Kosova pa ambasadorë në 20 vende