Në versionin përfundimtar të Strategjisë për Zgjerim të BE-së në Ballkanin Perëndimor është hequr viti 2019 si afat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Burimet diplomatike këtë e interpretojnë se dëshirë të BE-së të mos i bëjë presion askujt, pra, siç pohohet, as Serbisë, për zgjidhjen me nguti të çështjeve të mëdha, transmeton Koha.net komentet.
Ky veprim i atribuohet si meritë kundërshtimit të drejtpërdrejtë të Spanjës, e cila ka drojë se shembulli i Kosovës do të mund të nxiste tensione separatiste në Katalonjë”.
Për pasojë, në vend të fundit të vitit të sivjetshëm a fillim të vitit të ardhshëm si afat për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, në Strategji është hequr afati dhe ka hyrë formulimi “urgjentisht të arrijnë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, transmeton Koha.net.
Por, sipas diplomatëve, kjo nuk do të thotë se “Beogradi e Prishtina kanë kohë për humbur dhe se Brukseli është i gatshëm të tolerojë negociata pafundësisht”.
Theksohet se në rastin e Serbisë, arritja e marrëveshjes me Kosovën, juridikisht detyruese, është më e rëndësishme se shpejtësia e përmbushjes së detyrave nga ana e Beogradit.
-
BE-ja ia cakton Serbisë afatin në lidhje me Kosovën, vendimtar viti 2019
- As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
-
Ekskluzive: Drafti i Këshillit të BE-së për zgjerim
-
Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin
- Dialogu dhe integrimet evropiane të Kosovës në vitin e mega-zgjedhjeve