Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë (TM2) 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.
Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017, numri i pasagjerëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 57 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, që do të thotë se numri i udhëtarëve është rritur për 9.19%.
Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte 132 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e parë të vitit 2017 (TM1 2017) ka pasur një rritje prej 35.41%.
Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur 1,767 fluturime, ose 5.4 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016).
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016) është një rritje për 9.15%.
-
555 mijë njerëz udhëtuan me aeroplan nga Kosova në tre muajt e fundit të 2021-s
-
Rënie drastike e udhëtimeve me tren e me aeroplanë në Kosovë në tremujorin e dytë
-
Rritet numri i pasagjerëve dhe i transportit të mallrave me hekurudhë
-
Në Kosovë rritet numri i pasagjerëve që shfrytëzojnë trenin dhe aeroplanin
-
Rritet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren në Kosovë