Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në tre muajt e parë, kryeqyteti shpenzon më shumë e inkason më pak sesa vitin e kaluar

Me më shumë shpenzime e më pak të hyra karakterizohen tre muajt e parë të 2018-s, në Komunën e Prishtinës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Të hyrat kanë shënuar ulje prej 737 mijë eurosh ose 11.96%, në krahasim me tremujorin e parë të 2017-s, raporton “038” i KTV-së.

Deri tash komuna ka mbledhur vetëm 5 milionë e gjysmë euro, ose 18% të të hyrave të planifikuara për këtë vit.

Kjo ulje, sipas arsyetimit në raport, ka ardhur në masë të madhe nga mosrealizimi i të hyrave nga lejet e ndërtimit, shpronësimi dhe taksave për shfrytëzim të sipërfaqeve publike.

Për dallim nga tre muajt e parë të viti që shkoi, të hyrat për mbeturinat janë rreth katër herë më të vogla.

Edhe Në tre muajt e parë, kryeqyteti shpenzon më shumë e inkason më pak sesa vitin e kaluar Video Në tre muajt e parë, kryeqyteti shpenzon më shumë e inkason më pak sesa vitin e kaluar

Deri në fund të marsit 2017, atëkohë, kompania “Pastrimi” kishte inkasuar mbi 600 mijë euro nga pagesat për mbeturina, ndërsa këtë vit Komuna e Prishtinës, e cila ka marrë përsipër këtë detyrë, ka inkasuar vetëm 130 mijë euro.

Megjithatë, në disa kategori, si pagesa e tatimi në pronë, transaksione të pronës e taksat për ushtrimin e veprimtarive, është shënuar rritje të hyrave.

Por, ndryshe nga të hyrat, shpenzimet kanë kaluar e shifrën e 11 milionë eurove, duke shënuar rritje të përgjithshme prej 3%.

Rritja me e madhe në shpenzime është shënuar në kategorinë mallra dhe shërbime – 38%.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka harxhuar 4.82% më shumë edhe për paga dhe mëditje, sesa në fund-marsin e kaluar.

Por edhe në këtë kategori ka pasur ulje – ky institucion ka shënuar ulje prej 32% të shpenzimeve për subvencione dhe transfere.

Edhe Komuna e Prishtinës shpenzoi mbi 29 milionë euro nga buxheti në periudhën prill-qershor Arbëri Komuna e Prishtinës shpenzoi mbi 29 milionë euro nga buxheti në periudhën prill-qershor

Shpenzimet kapitale janë ekzekutuar në një normë jo të kënaqshme – 35 mijë euro më pak se vitin e kaluar, apo vetëm 2.61% e planifikimit të përgjithshëm për këtë vit.

Detajet e këtij raporti do të diskutohen të enjten e ardhshme në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të kryeqytetit.