Natën e kaluar 220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit, pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi.
Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli i medicinës në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë mbrëmja e punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy ore më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to janë paraqitur simptome të helmimit nga ushqimi-vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe diçka të ngjashme. Pjesa më e madhe e punonjësve janë pranuar në klinikën e Tetovës, kurse 23 punonjës janë transferuar për shërim në spitalin e Gostivarit.
Sipas të dhënave të deritanishme, një pjese të punonjësve pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për shërim shtëpiak, njofton MIA.
Ekipi i policisë kanë kryer inspektim në kompani dhe kanë marrë mostra të ushqimit dhe gjurmë tjera për ekspertizë dhe janë duke punuar për qartësimin e rastit në tërësi.
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
Lëndohen dy punëtorë në Leposaviq, u rrëzuan nga mjeti i punës
-
700 punonjës të një kompanie në Francë helmohen në darkën e fundvitit