Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në temperatura minus, banorëve të fshatrave të Ferizajt u duhet të bartin ujë të pijshëm me bidonë

Ndonëse është instaluar rrjeti i ri i ujësjellësit nëpër shumë fshatra të Ferizajt, banorët nuk mund ta përdorin ujin për pije.

Në temperatura minus, shumë banorë të fshatrave të Ferizajt po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për disa orë, atyre u duhet të presin për të mbushur bidonët, të cilët i përdorin për konsum të përditshëm.

Këtë po e bëjnë në çezmën që gjendet në hyrje të Sallës së Sportit në Ferizaj.

Banorët theksojnë se ky problem për ta është i kamotshëm.

Në Komunën e Ferizajt nuk janë përgjigjur në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm në shumicën e fshatrave, por Kohavisioni ka mësuar se shpenzimet për ujin që marrin banorët, i paguan komuna e Ferizajt.