Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Vushtrrisë zgjerohen hapësirat e repartit të urologjisë

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri sot është mbajtur ceremonia e inaugurimit të 5 dhomave shtesë me 15 shtretër më shumë për repartin e urologjisë dhe kirurgjisë, po ashtu recepsion të ri, pra hapësirë e re me sipërfaqe prej 400 metra katrorë, donacion nga “Gjysmëhëna e Kuqe”.

Z. Hamad Ben Abdennebi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe, zyra në Tiranë, foli për investimin e bërë në këtë spital duke premtuar se do të bëjnë edhe investime të tjera në shëndetësi për të ofruar shërbime sa më cilësore për pacientët.

Investimi nga Gjysmëhëna e Kuqe i bërë në këtë repart është në vlerë 300.000 euro.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, Dr. Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe z. Hamad Ben Abdennebi, drejtor i Gjysmëhënës së Kuqe.