Terapia tabletare onkologjike do të mund të merret nga sot, 30 qershor, në Spitalin e Prizrenit, pa pasur nevojë që pacientët të shkojnë në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka lavdëruar punën e institucioneve duke thënë se falë punës së tyre është arritur të jetësohet ky plan.
Ai ka thënë se “kjo do të jetë lehtësim për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe do ta lehtësojë punën edhe të stafit të Klinikës së Onkologjisë që është i mbingarkuar”.
Ndërkohë, po investohet në infrastrukturë në Klinikën e Onkologjisë, ku po shtohen kapacitetet ekzistuese me shtretër dhe shërbime shëndetësore, ka shtuar Vitia.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se mbi 100 pacientë nga rajoni i Prizrenit do të marrin terapinë tabletare 1 herë në muaj në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek specialist onkolog dhe 1 infermiere nga Klinika e Onkologjisë do të vinë në spital si asistencë.
-
Decentralizimi i kimioterapisë vlerësohet nevojë e domosdoshme
-
Pacientja me kancer bën 170 kilometra rrugë për një pako tabletash
-
Spitali i Prizrenit, në pritje të aparaturës që “iu mor” pesë vjet më parë
-
Të sëmurët me kancer kërkojnë t’u afrohen shërbimet
-
Paralajmërohet shtimi i dhomave dhe decentralizim i shërbimeve në Onkologji