Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 79 pacientë për COVID-19. Prej tyre 62 janë konfirmuar si pozitivë, e 17 janë në pritje të rezultateve.

Ndërkohë nga pacientët e shtrirë tetë janë në gjendje të rëndë, e 21 me oksigjenoterapi.

Nga personi i Spitalit me COVID-19 janë infektuar pesë mjekë, 6 infermierë dhe një bioinxhinier.