Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 97 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 97 pacientë me COVID-19. Prej tyre pesë janë në respiratorë apo maska CPAP.

Në oksigjenoterapi janë 68 pacientë, nga këta 18 janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy pacientë nga COVID-19 të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Pejës.