Tetë pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgena, 22 EHO dhe 14 CT-ja.
-
90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë
-
16 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me COVID-19, 14 në gjendje të rëndë
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me Covid-19, 11 në gjendje të rëndë
-
58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë