Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri temperaturat deri në minus 7 gradë

Vijon moti i qëndrueshëm në vend, si pasojë e masave ajrore me origjinë Lindore.

Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -7 °C deri në 16-17 °C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Artikuj të ngjashëm