Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale kthjellimesh gjatë pjesës së parë të ditës.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak , prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Në orët e nxehta të drekës në zonat kodrinore-malore do të ketë reshje lokalisht me intensitet deri edhe të lartë dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.