Kthjellime dhe vranësira të lehta vijojnë të dominojnë në zonat perëndimore të Shqipërisë, por vranësira më të shpeshta sjell mesdita në zonat lindore ku priten shira të izoluar.
Mbrëmja dhe kryesisht orët e natës shtojnë vranësirat në territor duke sjellë shira në zonat Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje të ndjeshme sjell mesdita duke shënuar mbi 34 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm