Dy qendra pritjeje të ndërtuara në Shqipëri për ta pranuar migrantët që arrijnë në Itali hapën dyert të premten, ka thënë një zyrtar italian. Kjo është pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve që synon trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian, raportoi Reuters.
Marrëveshja është e para për në shtet që nuk është në BE e që pranon migrantë në emër të një vendi anëtar të BE-së.
“Nga sot dy qendrat janë operacionale dhe të gatshme të mirëpresin të parët”, ka thënë zyrtari italian nga Shëngjini, ku është e vendosur një prej qendrave.
Marrëveshja e vitit 2023 me Shqipërinë parashikon që migrantët e parregullt që arrijnë në Itali, të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Më pas, ata do të dërgohen në Gjadër për t’u akomoduar.
-
“Süddeutsche Zeitung” mbi qendrat e migracionit në Shqipëri: Kjo është ana e errët e Evropës
-
Shqipëria nis fazë të re të integrimit në BE – mbyll kapitujt e parë negociues
-
Sistemi i ri hyrje-dalje i BE-së po shkakton vonesa deri në tri orë, thonë aeroportet
-
BE-ja voton pro krijimin jashtë bllokut të qendrave të paraburgimit për emigrantët
-
Italia do të jetë shtet vëzhgues në Bordin e Paqes