Beograd, 20 tetor – Serbia duhet të kërkojë nga sponsorët perëndimorë të Kosovës që të mbrojturit e tyre t’i detyrojnë të shfuqizojnë vendimet me të cilat kanë nisur procesin e formimit të ushtrisë, e nëse nuk e bëjnë këtë gjë duhet të ndërpresim të gjitha negociatat e mëtejshme me separatistët kosovarë. Kështu deklaroi ministri pa portofol, i ngarkuar për invocione e zhvillim teknologjik, Nenad Popoviq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Siç është shprehur ai, vendimi i Kuvendit të Kosovës është gozhda e fundit në sëndukun e marrëveshjeve të Brukselit, nën patronin e Bashkimit Europian.
Pas hapave të tillë të Prishtinës, Serbia duhet të rishqyrtojë zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit, meqë tani është e qartë se ato janë të pavlera, ka thënë Popoviq.
Në këtë moment është e qartë se Serbia duhet të bashkëpunojë edhe më ngusht[ me aleatin tonë, Rusinë, në lidhje me Kosovën, në mënyrë që të pengojmë largimin e UNMIK-ut dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, të sigurojmë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mbrojmë serbët në “krahinën jugore serbe”, siç e ka quajtur ai Republikën e Kosovës.
-
Bërnabiq: Jemi afër që të kërkojmë kthimin e ushtrisë në Kosovë
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota
-
Daçiq e thotë hapur, nga “Kosova në kuadër të Serbisë” s'ka gjë
-
Serbia do format të ri të dialogut, nëse përfshihet SHBA-ja të përfshihen edhe Rusia e Kina
-
Vuçiq: OKB-ja të marrë rol më të madh për të ndalur provokimet e Prishtinës