Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë temë kryesore e diskutimeve në samitin e komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme.
I gjithë faji për mosliberalizimin e vizave u është vënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka kërkuar që ky proces të mos bllokohet për interesa partiake.
Edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka thënë thotë se bllokada po bëhet për interesa politike.
Fajon ka ftuar parlamentarët e Kosovës të bëjnë çfarëdo që është e mundur, për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme.
Presidenti Hashim Thaçi tha institucionet e vendit po punojnë maksimalisht dhe pret që ditët e ardhshme kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.
I pari i shtetit tha se BE-ja po rrezikon të kthehet në institucion burokratik, që është larguar nga qytetari.