Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në QKUK prishen 4 rëntgenë, s’ka para për mirëmbajtjen e tyre

Tash e disa muaj reparti i Radiologjisë dhe disa reparte të tjera në shërbimin spitalor klinik në QKUK , kanë katër aparatura të rëntgenit jashtë përdorimit.

Pacientët, me shumë vështirësi, janë detyruar që këtë shërbim ta kryejnë nëpër klinikat e tjera, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsye për vonimin e rregullimit të këtyre pajisjeve, janë ankesat e operatorëve ekonomikë, të cilët i ishin drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas Fazliut, përveç kësaj, problem tjetër, i cili ka ndikuar në mosfunksionalizimin e tyre, është edhe buxheti jo i mjaftueshëm që kanë për servisimin e shumë aparaturave, të cilat kushtojnë me miliona euro.

Ai thotë se nevojiten së paku edhe dy milionë euro për mirëmbajtjen dhe rregullimin adekuat në repartin e Radiologjisë, dhe 60 milionë për shërbimin spitalor, në përgjithësi.

Ndërsa, shefi i Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti, thotë se tashmë me dy kompani kanë nënshkruar kontratë për servisimin e aparaturave të rëntgenit, ndërsa shumë shpejt do të jenë në shërbim të pacientëve.

“Tashmë kemi nënshkruar kontratat me operatorët, të cilët që nga e hëna do të nisin servisimin e të gjithë rëntgenëve, që tash e disa muaj kanë qenë jashtë funksionit. Gjatë ditëve në vazhdim, pritet edhe rregullimi i tyre”, ka thënë Rushiti.

Ndryshe, QKUK-ja tashmë ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë një projekt, nëpërmjet së cilit në detaje theksohet shuma e mjeteve të nevojshme që do të duhej t’i posedonte kjo qendër për mirëmbajtjen e të gjitha aparaturave në mënyrë që të jenë gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve.

Ky projekt ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa po pritet marrja e ndonjë kredie apo gjetja e ndonjë donatori për t’i siguruar mjetet.