270 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe në 7 spitalet e përgjithshme, është bërë e ditur të mërkurën.
Nëpër klinikat e QKUK-së, të shtrirë janë 186 pacientë, 107 prej të cilëve në Infektive. Prej tyre, 55 janë me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekim intensiv.
“Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi”, shkruhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ndërkohë, në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuara me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.
Artikuj të ngjashëm
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë të shtrirë nga COVID-19
-
Në QKUK dhe spitale po trajtohen 175 pacientë me COVID-19
-
Në spitalet e Kosovës 135 pacientë me COVID janë në oksigjenoterapi
-
SHSKUK: 207 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19