Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës në të cilën po shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë në mbledhje po vazhdon dëgjimi i vlerësimit të punës së ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Kosovë – Mali i Zi (2012-2015) të cilin po e bën Shpejtim Bulliqi, kryetar i ri i Komisionit Shtetëror për Demarkacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe Propozim-vendimi për caktimin e “Zonës Ekonomike” të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Në këtë mbledhje është paraparë edhe shqyrtimi i këtyre pikave të rendit të ditës:
Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2016.