Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Prishtinë mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton koha.net.
Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPanelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.
Në fund, pritet të nxirren konkludimet dhe një deklaratë e përbashkët.