Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkorganizim me Drejtorinë për Arsim të Komunës së Fushë Kosovës dhe gjimnazit "Hivzi Sulejmani", të kësaj komune, kanë organizuar një numër aktivitetesh, pran shtatores së ish-presidentit Amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.
Përgatitjet filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit “Bill Clinton”, nga zjarrfikësit, duke vazhduar me vendosjen e flamujve, korin e grave “Negjmije Pagarusha”, hapjen e ekspozitës me fotografi me disa nga personalitetet që ndihmuan arritjen e Pavarësisë së Kosovës, dhe aktivitete të tjera që do vazhdojnë në pjesën tjetër të ditës./KosovaPress/
Artikuj të ngjashëm
-
Në ditën e Pavarësisë së SHBA-së vlerësohet kontributi i saj për shtetndërtimin e Kosovës
-
Bulevardi Bill Clinton mbushet me flamuj amerikanë
-
Kosova s’e harron 11 Shtatorin, në Prishtinë përurohet obelisku që përkujton viktimat
-
Garda e FSK-së me ceremoni për pavarësinë e Amerikës
-
Në 243 vjetorin e pavarësisë së SHBA, në Prishtinë sot ngrihet flamuri amerikan