Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë afro 1.500 të papunë të regjistruar për një vit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Numri i atyre që kërkojnë çdo ditë punë nuk është i vogël. Bile, prej tyre ka edhe që kanë përfunduar studimet postdiplomike-master, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësi i Zyrës së punësimit, Zylkifli Obërtinca, ka thënë se gjatë vitit 2018 për Komunën e Prishtinës janë regjistruar 1.477 punëkërkues. Shumica prej tyre të gjinisë femërore.

“Sipas të dhënave nga Sistemi Informativ i të Dhënave (SIMP), numri i punëkërkuesve-personave të papunë- të rinj, të regjistruar gjatë vitit 2018 është 1.477. Prej tyre, femra janë 798, ndërsa meshkuj 679”, ka thënë Zylkifli Obërtinca.

Sipas tij, më së shumti punëkërkues kanë qenë me shkollë profesionale....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)