Prishtinë, 14 korrik - Në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.
Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajçevci.
Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.
-
Hoti në takimin e parë zyrtar pret familjarët e personave të zhdukur
-
Hoti: Të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë sonë
-
Bisedimet për të pagjeturit, pa transparencë
-
Hoti falënderon shefin e Misionit të KNKK-së në Kosovë për angazhimin në zbardhjen e fatit të pagjeturve
-
Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit të përbashkët për të zhdukurit