Policia e Shtetit i është nënshtruar ndryshimeve në organizimin e saj.
Raportohet se është shkrirë Departamenti i Krimit të Organizuar, ndërsa është krijuar Policia Kriminale.
Në krye të këtij departamenti të ri është emëruar Eduart Merkaj.
Ish-drejtori i Departamentit të Krimit të Organizuar, Idajet Feskaj, është emëruar drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare.