Pavarësisht që e vlerësojnë pozitivisht punën e Policisë, qytetarët e Podujevës kërkojnë që ata të jenë më të pranishëm ne qytet.
Për punën e policisë në këtë komunë është realizuar një sondazh me qytetarët, e kjo është mirëpritur nga zyrtarët e policisë, transmeton televizioni publik.
Në bazë të tij 71.9% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive për Policinë në këtë qytet, ndërsa 15% kane dhënë përgjigje negative, kurse 13.1% e respondentëve, Policinë e kane vlerësuar me shumë mirë. Sondazhi është bërë nga Ekipi veprues për Siguri në bashkësi dhe OJQ RB.
Zyrtarët e Policisë në këtë qytet thonë se ky sondazh do ta ndihmojë shumë në punën e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person në Podujevë po kërkohet për vjedhje
-
Në Podujevë deri në orën 11:00 votuan rreth 10% e qytetarëve
-
Gati 60% e qytetarëve mendojnë se Policia nuk po e kryen punën si duhet
-
Pejanët më tepër i besojnë Policisë, sesa prokurorisë e gjykatës
-
Rritet besueshmëria e qytetarëve të Pejës në policinë dhe punën e saj