Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Plavë u hap Qendra për Bashkëpunim Policor mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës

Në Komunën e Plavës u hap Qendra e Përbashkët për Bashkëpunimin Policor mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, raporton “Zëri i Amerikës”.

Qendra trepalëshe është e para e këtij lloji në rajon dhe ofron mbështetje në bashkërendimin dhe bashkëpunimin me qëllim që të luftohen të gjitha format e krimit ndërkufitar, parandalimit të migracionit të paligjshëm dhe në forcimin e besimit të ndërsjellë.