Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në përkujtim të viktimave në komunikacion, u bllokuan tri rrugë në Prishtinë

Për shënimin e ditës së përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor, nga ora 12, janë mbyllur tri rrugët kryesore të Prishtinës për dhjetë minuta.

Në këto rrugë, janë realizuar aksione simbolike sensibilizuese.

Aktori, Naim Berisha, tha se shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që nëpërmjet përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, të rrisin shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se me këtë performancë, është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët. I gjithë aktiviteti u zhvillua nga Qendra për Zhvillim Multikulturor-Impact.