Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me komandantin Sejdi Zeqiri në Stacionin Policor në Obiliq, kanë mirëpritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Siguri Publike, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale, Fehmi Hoti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Obiliqit.
Në këtë takim, Gashi vlerësoi lart bashkëpunimin e jashtëzakonshëm institucional mes Komunës dhe Stacionit Policor të Obiliqit.
Ai në këtë takim ka njoftuar për projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytetin e Obiliqit. Sipas tij, ky projekt është investim komunal, ndërsa mbikëqyrja e tyre do të bëhet nga Stacioni Policor i Obiliqit.
-
Kryetari i Obiliqit flet në Kuvend për “frikën e drejtorëve nga ngacmimet seksuale”, reagon Vetëvendosja
-
Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore
-
Abdixhiku: Sot është ditë e vënies së themeleve të qëndrueshme të LDK-së në Obiliq
-
Kryetari i Obiliqit paralajmëron padi ndaj KEDS-it
-
Kryetari i Obiliqit flet për projektet e mandatit të tretë