Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Obiliq standarde të dyfishta në ndarjen e bursave për studentë

Komunarët e Obiliqit nuk i kanë zbatuar kriteret e konkursit te të gjithë aplikuesit për bursë. Ata kanë përdorur standarde të dyfishta, pasi kriteret e njëjta nuk i kanë zbatuar te të gjithë njësoj.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin vjetor për këtë komunë ka gjetur se zyrtarët komunalë të Obiliqit e kanë keqpërdorur qëllimin e këtyre bursave që janë dhënë nga kategoria e subvencioneve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në konkursin për përkrahjen e studentëve me bursa për vitin 2017/2018, ishin përcaktuar kushtet dhe kriteret për përfitimin e bursës si dhe ishin përcaktuar fakultetet që kanë përparësi në përzgjedhje. Në mungesë të aplikuesve nga këto fakultete, do të përfitonin studentët që plotësojnë kriteret e tjera. Ne kemi vërejtur se nuk janë respektuar kritere të njëjta për të gjithë aplikuesit, përkatësisht ishin zbatuar standarde të dyfishta. Studenti i Drejtimit Matematikë Financiare, i cili plotësonte kriteret e tjera nuk ishte shpërblyer me arsyetimin se nuk është drejtim arsimor. Në anën tjetër, studentë nga drejtime jo me përparësi ishin përfitues të bursës”, thuhet në raportin e ZKA-së.

“Vendosja e standardeve të dyfishta dhe mosrespektimi i kritereve të njëjta për të gjithë aplikantët mund të shpjerë në keqpërdorim të qëllimit të subvencioneve dhe njëkohësisht dëmton përfituesit e tjerë potencialë. Përveç kësaj, mund të ndikojë në reputacionin e komunës” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm