Programi për vizita mjekësore në shtëpi për nënat shtatzëna dhe fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç, ka filluar të implementohet edhe në komunën e Obiliqit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, tha se iniciativat e tilla janë më se të mirëpritura, për të cilat shprehu përkrahjen e vazhdueshme të komunës.
“Kjo është një iniciativë jashtëzakonisht mirëpritur nga komuna e qytetarët e Obiliqit dhe vazhdimisht do të përkrahim iniciativat e tilla”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.
James Mugaju, përfaqësuesi i UNICEF-it, tha se përkrahja më e madhe që mund t’i bëhet një vendi është përkrahja përmes investimit në njerëz.
“Është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj për këto vizita për të ju inkurajuar dhe për të përcjellë nga afër se çfarë po bëhet. Ky aktivitet tregon se si ne i bashkërendisim veprimet me ministrinë e Shëndetësisë dhe komunat. Dhe kur vendosim që t’i bashkojmë forcat nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë”, tha ai.
Edhe
Prishtinë: Gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 3 vjeç do të vizitohen në shtëpi nga mjeku
Ndërsa, Ibush Mjekiqi, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në fjalën e tij tha se efektet e këtij programi mund të shihen më vonë.
Ky program ka për qëllim vizitat shtëpiake për nënat shtatzëna dhe fëmijët prej 0 deri në 3 vjeç dhe efektet e këtij programi do të vërehen më vonë.
-
Prishtina përfshihet në programin e MSH-së për vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë deri në 3 vjeç
-
Në Obiliq hapet edhe një qendër informuese për shëndetin e gruas
-
Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”
-
Infermieret që ecin me kilometra për vizita mjekësore të nënave dhe fëmijëve