Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se katër raste të kontaktit kanë rezultuar negativë.
Ai thotë se deri tani në Obiliq është vetëm një rast me koronavirus.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se shtabi emergjent lokal i Obiliqit përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Statcionit Policor, janë në gjendje gatishmërie në ofrimin e çdo lloj ndihme për pacientin e infektuar.
“Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë”, ka shkruar ai.