Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në njërën anë heton prokuroria, në anën tjetër fryhen listat e veteranëve

Qeveria e Kosovës nuk e di numrin e saktë të veteranëve të luftës.

Kjo pasi vazhdimisht është shtuar numri i tyre, edhe pasi Komisioni për njohjen e statusit të veteranëve përfundoi punën e vet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazmend Syla, që udhëheq Zyrën për veteranë në Qeverinë e Kosovës, mohon faktin se listat nuk po mbyllen për të lënë të hapur mundësinë që numri i veteranëve të rritet.

Të gjitha aplikacionet, numri i të cilave kalon 65 mijë, kanë përfunduar në Prokurorinë e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar manipulimet e mundshme gjatë këtij procesi.

Në anën tjetër, Prokuroria ka thënë se nuk mund të japë asnjë përgjigje lidhur me këtë çështje, pasi procesi është ende në fazën e hetimeve.

“Inkurajojmë secilin që është i gatshëm të dëshmojë, për cilindo qoftë, lidhur me ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale të lajmërohen në Prokurori. Prokuroria inkurajon secilin që ka informacione, di diçka, ka parë ose dëgjuar për këto keqpërdorime që të bashkëpunojë me Prokurorinë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë së shtetit.

Dhe, ky fakt, sipas Sylës, është arsyeja pse Qeveria nuk ka një numër të saktë të veteranëve të UÇK-së.

Ndërkohë, rreth 900 veteranë në muaj i shtohen listës së atyre që marrin pension nga shteti.

Këtë dhjetor, mbi 36 mijë të tillë pritet t’i marrin pensionet e tyre.

Sidoqoftë, ministri i Financave, Bedri Hamza, kërkoi javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë listat e veteranëve, pasi u duhet të bëjnë planifikimet buxhetore.

Vetëm për 2017 mbi 65 milionë euro janë shpenzuar vetëm për pensionet e veteranëve.