Kryeparlamentari i Kosovës tha se thirrja e një seance të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë nga ana e opozitës është veprim absurd.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar publicisti Veton Surroi, i cili thotë se në një shtet demokratik, siç e përshkruan Kosova veten në Kushtetutë, Kryetari i Kuvendit ka dy detyra kryesore: ta përfaqësojë Kuvendin dhe të përcaktojë rendin e ditës e të kryesojë seancat e Kryesisë së Kuvendit.
Përfaqësimi i Kuvendit, sipas Surroit, do të thotë respektimi i legjitimitetit të të gjitha iniciativave, pa marrë parasysh se çka mendon për to personalisht.
Ndërkaq, Surroi thotë se “në një shtet të kapur, Kryetari i Kuvendit konsideron se ka kompetenca të vlerësojë si absurde brengën e një numri të madh deputetësh që duan të thërrasin seancë të jashtëzakonshme”.
“Në shtet të kapur, opozita nuk bëhet absurde vetëm nëse heshtë”, ka potencuar ai, raporton KTV.
Ndërsa, reagim pati edhe nga Partia Social Demokrate. Deputeti i saj, Dardan Molliqaj, tha se cilësimi i Veselit për seancën e jashtëzakonshme ka të bëjë me atë se “Kadri Veseli po e do një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli”.
Edhe
Ahmeti i përgjigjet Veselit: Dhunë është shmangia e seancave
“Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit! Pra Kadri Veseli po e do një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli”, tha Molliqaj, raporton Koha.net.
“Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme”, potencoi Molliqaj.
-
Veseli: Iniciativa e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, absurde
-
Rezoluta për dialogun kritikohet nga opozita, shoqëria civile kërkon unitet
-
Mungojnë deputetët, pauzë në seancën e jashtëzakonshme për Platformën e dialogut
-
Veseli: Për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe VV-së, e bëjnë për pushtet