Pacientët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan po detyrohen që disa lloje të analizave t’i kryejnë në laboratorë privatë.
Megjithëse kjo qendër posedon aparaturë laboratorike mjaft të sofistikuar, mungesa e reagencave për shkak të vonesave të operatorit “Biotek” i ka pamundësuar stafit mjekësor të kryejë të gjitha llojet e analizave bazike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgim Krasniqi, Drejtor në QKMF tregon për llojet e tjera të analizave që nuk mund të kryhen.
Ndërkaq, janë pacientët të cilët po pësojnë më së shumti nga procedurat tenderuese, duke u detyruar që analizat t’i bëjnë në laboratorë privatë me mjetet e tyre.
Ankohen se aspak nuk është në rregull që aparaturat të jenë në dispozicion, ndërsa materiali të mungojë. Përfaqësues të operatorit ekonomik “Biotek” thonë se pjesën e tyre të punës e kanë përfunduar, vetëm ka mbetur të dërgohet materiali nëpër QKMF.