Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mitrovicë zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Sylejman dhe Shapi Kalludra

Në fshatin Pirq sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dy dëshmorëve, të familjes Kalludra, Sylejman dhe Shapi Kalludra, të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e tij Naser Muja, drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë si dhe Nehat Bahtiri, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë para të pranishmëve se familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenarë për të rënët në liri.

“Sot me rastin e përurimit të kësaj pllake përkujtimore, nderojmë dy luftëtarë dhe atdhetarë të devotshëm të cilët dhanë jetë e tyre për liri e pavarësi të vendit. Ne si institucione duhet të punojmë që ta realizojmë amanetin e dëshmorëve për një shtet të pavarur dhe sovran, për një shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe për një të ardhme më të mirë” , tha Bahtiri.

Në anën tjetër, Nuhi Kalludra, bashkëluftëtar i dëshmorëve tha se të flasësh për veprën e dëshmorëve është e vështirë.

“Përurimi i lapidarit sjellë ndjenjë të dhembjes, por mbi të gjitha gufon ndjenja e krenarisë, ndërsa këtë liri të cilën e gëzojmë ne, duhet ta ruajmë dhe të punojmë për zhvillimin e vendit tonë” , tha Kalludra.

Image
Artikuj të ngjashëm