Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mitrovicë nis ndërtimi i xhamisë që kundërshtohej nga banorët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se është vënë gurthemeli i xhamisë në fshatin Shupkovc.

Ndonëse ndërtimi i xhamisë ishte kundërshtuar nga banorët e lagjes “Sylani”, i pari i Mitrovicës ka njoftuar se sot ka filluar ndërtimi i saj.

“Me iniciativë të qytetarëve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot kemi vënë gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc, e cila do të sjellë vetëm paqe dhe harmoni për banorët e këtij fshati”, ka shkruar Bahtiri.

Bahtiri thotë se, xhamitë janë vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti, andaj sipas tij, ndërtimi i secilës xhami që është e nevojshme duhet të mbështetet.

Banorët e lagjes ‘Sylani’ në Mitrovicë të Jugut, që nga viti 2017, janë duke kundërshtuar ndërtimin e një xhamie në këtë lagje, nga persona, të cilët sipas tyre, janë jokompetentë.

Edhe Edhe pse po kundërshtohet nga disa banorë, xhamia në Mitrovicë nis ndërtimin Video Edhe pse po kundërshtohet nga disa banorë, xhamia në Mitrovicë nis ndërtimin

Për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, banorët kanë bërë edhe një peticion, derisa kanë thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë në ndërtimin e një xhamie në një lokacion tjetër, por në bashkëpunim me BIK-un dhe komunën, e jo me persona që nuk përfaqësojnë institucionet.

Lexo edhe: Banorët në Mitrovicë duan shkollë, jo xhami