Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mitrovicë, në jug festë në veri aksion simbolik për ta kundërshtuar Ushtrinë

Mëngjesi i së premtes riktheu tek ura e Ibrit njësitë e KFOR-it.

Në ditën kur u votua për pakon e ligjeve për Ushtrinë, trupat paqeruajtëse të NATO-s vëzhguan situatën e sigurisë, me theks të veçantë në pjesën veriore, raporton KTV.

Pas momentit të votimit në Kuvend të Ushtrisë, Mitrovica kremtoi me fishekzjarrë.

Gjersa veriu i qytetit, sheshet e ballkonet e banesave, ishin stolisur me flamuj serbë, në jug të Mitrovicës mbizotëronin ata amerikanë.

Në këtë vend, siç e thanë ky grup i qytetarëve serbë, e varrosën rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Këtë e bënë në shenjë mospajtimi për votimin e Ushtrisë dhe taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Edhe Vendosen tabelat e Kosovës në ish-komunat paralele, KFOR-i përfundon stërvitjet mbi Urën e Ibrit Arbëri Vendosen tabelat e Kosovës në ish-komunat paralele, KFOR-i përfundon stërvitjet mbi Urën e Ibrit

Policia e Kosovës, këtë të premte, shtoi prezencën e zyrtarëve policorë në komunat veriore, pasi kishte edhe urdhër nga qendra e Policisë në kryeqytet.

Tanket e KFOR-it austriak kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të Urës së Ibrit.