Bordi i drejtorëve në Mitrovicë ka shqyrtuar sot Draft-raportin e auditimit ”Menaxhimi i të hyrave vetjake në nivel komunal”.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, kërkoi nga drejtorët e drejtorive komunale që deri në fund të këtij muaji të japin përgjigjet e tyre se a pajtohen apo jo me gjetjet e auditorit.
Bordi i drejtorëve shqyrtoi edhe përgatitjet e deritashme për realizimin e projekteve për tre lapidarët e paraparë për realizim gjatë këtij viti. U konstatua se lapidari i minatorëve dhe ai i viktimave të sulmit të okupatorit serb në tregun kryesor të qytetit janë në fazë të tenderimit dhe se mund të realizohen brenda afatit të paraparë. Po ashtu u konstatua se edhe përmendorja e Adem Jasharit mund të jetë gati për përurim në afatin e përcaktuar më parë.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri edhe në këtë takim të Bordit të drejtorëve kërkoi angazhim maksimal të inspektorëve komunal dhe të gjithë faktorëve tjerë për parandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.
-
Në Mitrovicë do të ndërtohen edhe tre lapidarë
-
Mitrovica do t’u ngrejë përmendore Shaban Jasharit me dy të bijtë
-
Bahtiri kërkon nga drejtorët që Mitrovicën ta bëjnë qytetin më të pastër në Kosovë
-
Rikthehet kërkesa për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit
-
Prej tre vjetësh zvarritet finalizimi i lapidarit në Kraishtë të Lipjanit