Malishevë, 28 shkurt - Gjatë fundjavës që e lamë është shënuar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në territorin e Komunës së Malishevës, për këtë vit.
Kështu ka raportuar dje drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Gjatë fundjavës është shënuar edhe rasti parë i thumbimit nga rriqrat, por është thjeshtë thumbim dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Berisha.
Berisha ka bërë të ditur se si drejtori janë përgatitur dhe kanë marrë masat e nevojshme, brenda kompetencave, për fushatat si masa mbrojtëse ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).
Në tri vitet e fundit në territorin e Komunës së Malishevës nuk janë regjistruar raste të vdekjeve nga EHKK, ndërsa në vitin 2016, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK.