Lipjan, 31 gusht – OJQ Voice of Roma Ashkali and Egyptian-“VOARE”, në bashkëfinancim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Lipjan kanë nënshkruar një marrëveshje për qindra nxënës të komunitetit RAE në të gjitha shkollat e kësaj komune të përfitojnë kifle gjatë procesit mësimor për periudhën shtator-dhjetor të këtij viti.
Ky projekt tashmë ka kaluar edhe nëpërmjet procesit të tenderimit në Komunën e Lipjanit, ndërkaq Drejtoria Komunale e Arsimit ka participuar me vetëm 5 për qind të projektit apo me një mijë e 358 euro.
Rreth kësaj çështjeje nëpërmjet një komunikate shtypi, të mërkurën, ka reaguar OJQ “YAHR”, e cila monitoron zhvillimet në Lipjan, duke e cilësuar diskriminim, derisa nxënësit e komuniteteve të tjera nuk kanë përfituar kifle në këtë tender (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Anulohet tenderi i Lipjanit që synonte t’u shpërndante kifle vetëm fëmijëve të komuniteteve RAE
-
Komuna e Prishtinës shpall tender diskriminues, ofron material higjenik vetëm për nxënës të komuniteteve
-
Komuna e Prishtinës shpall tender diskriminues, ofron material higjenik vetëm për nxënës të komuniteteve
-
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?