Agjensia e lajmeve Ina pretendon se një ish-funksionar i qeverisë maqedonase ka planifikuar me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj eleminimin e tre deputetëve shqiptarë të Parlamentit të vendit.
Qëllimi i atentatit, sipas saj, ishte që Maqedonia të përfshihet në tensione të ashpra ndëretnike e të krijohen kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Plani do të ishte realizuar në një protestë gjithëpopullore, e cila do të përdorej për të mbuluar sulmin, i cili do të dukej si spontan, e kështu ajo që do të akuzohej në fund do të ishte turma e acaruar, transmeton tch.
Një skenar për likuidim, gjithmonë sipas të njëjtës agjensi, ka qenë nata e 27 prillit, kur u dhunua e mbeti i lënduar rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
-
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj deçanasit për tentimvrasje të katërfishtë
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
S’përkrahet kërkesa e Kamberit për Komision të posaçëm për vdekjen e 135 shqiptarëve në Armatën Jugosllave