Pas monopolit 10-vjeçar në homologim të automjeteve, Ministria e Infrastrukturës ia ka dhënë kompanisë “EuroLab” edhe të drejtën e kryerjes së A-testeve, shkruan sot Koha Ditore.
Me udhëzimin e ri administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, të nënshkruar ditë më parë nga ministri Pal Lekaj, kësaj kompanie i është hapur rruga e vazhdimit të monopolit edhe pas vitit 2019.
Në kuadër të këtij udhëzimi janë përfshirë disa nene që bien ndesh me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës,për të cilat Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Instituti GAP gjatë fazës së hartimit kanë kërkuar që të rishikohen, duke dhënë një sërë vërejtjesh dhe rekomandimesh.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
- Homologimi: marrëveshja që u kushtoi qytetarëve dhjetëra miliona euro
-
Decentralizimi i homologimit në dorë të “Eurolabit”
-
Vazhdohet në heshtje monopoli në homologim
-
Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim
-
Ministrit Lekaj i kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ për homologim