Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë vjet u grumbulluan 452 mijë tonelata mbeturina

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së mbeturinave komunale (AMK) për vitin 2019.

Rezultatet e AMK 2019 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomikë privatë, të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë, për vitin 2019 ka qenë 452 mijë tonelata.

Të dhënat e vitit 2019 tregojnë se mesatarja vjetore e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 253 kg për banor, ndërsa mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.69 kg.

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ka qenë 0.77 kg/banor/ditë, ndërsa në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluar për ditë/banor ka qenë 0.66 kg.

Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2019, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ka qenë: në rajonin e Prishtinës, 139 mijë tonelata në vit, ose 282 kg për banor në vit; në rajonin e Prizrenit, 78 mijë tonelata në vit, ose 225 kg për banor në vit, ndërsa sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në rajonin e Gjakovës, 34 mijë tonelata në vit, ose 172 kg për banor në vit.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluar për vitin 2019, ka qenë për 11% më e lartë sesa për vitin 2018.

Edhe Vjet në Kosovë janë grumbulluar 407 mijë tonë mbeturina, më së shumti në Prishtinë Arbëri Vjet në Kosovë janë grumbulluar 407 mijë tonë mbeturina, më së shumti në Prishtinë

Në vitin 2019, shkalla e mbulueshmërisë së ekonomive familjare (nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale) kanë qenë 76%.

Gjithsej, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë rajonale për vitin 2019, ka qenë 446 mijë tonelata, ose krahasuar me vitin e kaluar ka qenë për 5% më e lartë.